Kampioni në fuqi, Feronikeli nga Drenasi, me mjaft mund ka arritur të trepikëshi i ri.
Feronikeli në shtëpi mposhti me rezultat minimal 2-1 Ferizajn, në kuadër të javës së katërt të Vala Superligës.
Feronikeli ngjitet përkohësisht në vend të pestë me 6 pikë, kurse Ferizaj renditet i nënti me vetëm 3 sosh.
Në minutën e 4-të, Feronikeli kalon në epërsi. Mesfushori Behar Maliqi harkon nga e majta, realizon me kokë Mendurim Hoti.
Në vazhdim ferizajasit shfaqin lojë të mirë dhe herë pas here ishin të rrezikshëm për kampionin. Në pjesën e dytë, në minutën e 61-të, u barazua rezultati 1:1, kur shënoi Edon Sadriu.
Gëzimi qe jetëshkurtër, për faktin se pas 5 minutave (66’), vendasit shënojnë golin e fitores përmes sulmuesit Blerand Kurtishajt.
Feronikeli arkëton tri pikë të mëdha, ndërsa Ferizaj në bazë të lojës meritoi një pikë.