Site icon Telegrafi

Fero: Nuk e përcjelli Big Brotherin, më duket shumë ‘selaqki’, emision për ‘katunarë’

Fero ka qenë i ftuar së fundmi në “Shok Podcast”, ku ka folur për shumë gjëra nga jeta dhe karriera e tij.

Mes tjerash, ai nga prezantuesi Fis Juniku u pyet edhe për formatin e famshëm, Big Brother VIP.

Sa i përket Gjestit, Fero shtoi se nuk e njeh personalisht, por që i duket i talentuar.

Foto: Screenshot/TikTok

“Nuk e njoh personalisht, por me të tregu drejt krejt po flasin për atë djalë edhe mua më ka rënë me rastis, mendoj që është talent ai djalë, nuk më ka rënë kështu personalisht nuk e di se çfarë është puna e tij, asgjë”, u shpreh ai.

Ish-këngëtari gjilanas tha po ashtu se i duket emision shumë ‘selaqki’, për fshatarë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fero

“Nuk përcjelli Big Brother, me të tregu drejt më duket shumë selaqki, emision për katunarë, katunarët i përcjellin, më fal nëse dikush mundet me u prek”, tha ndër të tjerash.

Fero vlen të ceket se ka kohë që është larguar nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame. /Telegrafi/

@shokpodcast FERO – Talent osht Gjesti po Big Brother mdoket SELAQKI #gjesti #fyp #foryou #viralvideos #fisjuniku #fero #trendin #podcasts #shokpodcast #talkshow #kosova #prishtina #foru #realtalk #viral_video #albania #perty #bigbrothervipalbania #bigbrothervipkosova ♬ original sound – ShokPodcast
Exit mobile version