Please enter at least 3 characters.

Fero e ka gati këngën e re

2019/06/fero-e1560016602691.jpg

Reperi Fero ka lënë të kuptohet se e ka të gatshëm projektin e ri muzikor që pritet ta lansojë së shpejti.

Ai e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke i pyetur fansat se a duhet ta publikojë nesër (e diel) këngën e re.

"Ride or Die" pritet të jetë titulli i këngës së re që padyshim se do të vijë e kompletuar edhe nga ana vizuale.

"Momo" është projekti i fundit muzikor i reperit që ka ardhur në bashkëpunim me producentin Zzap.

Videoklipi i kësaj kënge u publikua në YouTube më 17 maj dhe deri më tani numëron dy milionë shikime. /Telegrafi/