Të shtunën (28 maj) një ngjarje e rëndë ndodhi në Ferizaj, ku një person la të vdekur një 30-vjeçar me inicialet G.H pasi shtiu me armë zjarri.
Pak ditë pas rastit tragjik, reperi Fero, ka përjetësuar në trup pseudonimin e të ndjerit, i cili njëherësh ishte edhe mik i artistit gjilanas.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, saktësisht InstaStory.
I njëjti ka publikuar fotografinë në orët e hershme të mëngjesit duke treguar se në pjesën e gjoksit ka shkruar: “King Strella” (Mbret Strella).
I ndjeri siç u raportua dyshohet se u vra nga Qëndrim Januzaj, vëllai i Betim Januzajt (Buta).
Në bazë të asaj që është thënë deri më tani, kjo kishte nisur nga disa mosmarrëveshje që kishin ndërmjet vete, përfshirë edhe reperin ferizajas.
Buta në anën tjetër nuk u largua nga Kosova dhe nuk është ftuar akoma për intervistim nga policia, gjë që u konfirmua për Telegrafin nga avokati i familjes së tyre, Fitim Shabani. /Telegrafi/