Këpucët elektrike në fakt janë patina me bateri. Patinat janë të pajisura edhe me drita, tregues, frena dhe drita të ndalimit.
Përdoruesi i këpucëve elektrike niset duke shtypur butonin në timon, e shpejtësia më e madhe me të cilën mund të lëvizë është 24 kilometra në orë.
Zhao ka ardhur tek kjo ide duke dashur t’u ndihmojë fëmijëve të tij të cilët udhëtojnë me nga disa kilometra prej shtëpisë deri në shkollë.
“Jetoj në një fshat malor, e shkolla më e afërt është 20 kilometra larg. Fëmijët zgjohen në ora 3 të mëngjesit, e deri në shkollë ecin tre deri në katër orë. Kam menduar se do të ishte mirë që fëmijët të kenë këpucë elektrike me rrota të cilat do t’ua lehtësonin dhe shpejtonin udhëtimin deri në shkollë”, ka thënë Zhao.
I tërë projekti deri më tani ka kushtuar rreth 12.000 euro, e Zhaos i janë dashur katër vjet të zhvillojë dhe patentojë shpikjen e tij.
“Këpucët me një mbushje baterie mund të funksionojnë tre orë. Për rrugëtime më të gjata nevojitet të merren me vete bateritë rezervë. Dizajni është shumë i thjesht. Kam përdorë, bateri prej 12 voltësh dhe pajisje për drejtim. Është shumë lehtë të udhëhiqet me këto këpuca. Gjatë lëvizjes nevojitet vetëm të shtyheni përpara, e më pas mjafton të mirëmbahet ekuilibri dhe drejtimi”, ka përfunduar Zhao. /Telegrafi/