Telegrafi

Fermerët në Rumani detyrohen të shesin bagëtitë pasi “thatësira po vret ushqimin e kafshëve”

Temperaturat në Rumani arritën mbi 40C në gusht, me vendin që përjetoi disa valë të nxehti këtë verë.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, fermerët në Rumani po luftojnë për të mbajtur bagëtinë e tyre, pas një thatësire të vazhdueshme duke e bërë të vështirë sigurimin e ushqimit për kafshë.

Në qarkun jugor të Oltit, fermeri Traian Gîrtan ka shitur disa nga bagëtitë e tij.

Gîrtan i tha Euronews se ushqimi i bagëtisë së tij kushton 1000 € në muaj, në rritje nga vitet e mëparshme.

“Ushqimi është pothuajse dyfishi i vitit të kaluar. Dhe si është çmimi i bagëtive tani? Çmimi i bagëtive është 30 deri në 40 për qind më i ulët se një vit më parë”, tha Gîrtan.

Madje, për të mbajtur gjallë fermën e tij gjatë dimrit, Gîrtan parashikon se do të shesë gjysmën e bagëtisë së tij.

Ndërkohë përfaqësues të blegtorëve thonë se kjo situatë po përjetohet në të gjithë Rumaninë.

Fermerët janë të shqetësuar se ndikimi do të ndihet përfundimisht nga konsumatorët, pasi fermat do të detyrohen të rrisin çmimet e tyre për të kompensuar mungesën e bagëtive. /Telegrafi/