Greva e fermerëve grekë do të bllokojë sërish sot lëvizjen në drejtim të doganës së Kakavijes.
Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, pala greke ka njoftuar se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.
Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë. /Telegrafi/