Site icon Telegrafi

Fermerët e Lushnjës, Beratit dhe Fierit në protestë, ankohen për çmimet

Fermerë të Lushnjës, Beratit dhe Fierit kanë protestuar kundër çmimeve mjaft të ulëta më të cilat pikat e grumbullimit ua marrin prodhimet bujqësore, kryesisht domaten dhe kastravecin.

Ata dolën dhe bllokuan për rreth një orë aksin nacional Lushnje-Berat, pranë urës së Kuçit. Protestuesit hodhën në rrugë produktet bujqësore si simbolikë e talljes, sipas tyre, me mundin dhe sakrificën e tyre.

Fermerët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë nëse autoritetet nuk marrin masa për rregullimin e çmimeve të perimeve dhe ndalimin e importit, veçanërisht gjatë kohës që prodhimi vendas ka sezonin e tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version