Fermerët në Belgjikë vazhdojnë të protestojnë kundër politikës mjedisore të Bashkimit Evropian dhe importit të ushqimeve të lira.
Rreth një mijë shoferë traktori bllokuan rrugët kryesore në Bruksel mëngjesin e së enjtes, vlerëson policia. Disa hodhën vezë në ndërtesën e Parlamentit Evropian, të tjerë ndezën zjarre, goma dhe fishekzjarrë.
Fermerët po përpiqen të tërheqin vëmendjen e liderëve që kanë mbërritur në Bruksel për samitin e Këshillit Evropian, transmeton Telegrafi.
Brussels, Belgium 🇧🇪
Massive fires have been lit.
The farmers are not messing about.
— Niall O’Hara 🇮🇪 (@ThoughtsToby) February 1, 2024
Siguria në kantierin e ndërtimit ruhet nga oficerë policie të rangut të lartë, të cilët, pas barrierave të ngritura, mbikëqyrin traktorët e parkuar në një vend disa blloqe larg ndërtesës së Parlamentit Evropian.
Kryeministri belg Alexander De Croo u tha gazetarëve se do të dëshironte që tema e fermerëve dhe problemet e tyre të përfshihej në negociatat e liderëve të BE-së, megjithëse nuk është në rendin e ditës.
Sipas një zëdhënësi të policisë, ka më shumë se një mijë traktorë ose makina të tjera bujqësore në rrugët e Brukselit, veçanërisht rreth sheshit të Luksemburgut.
Shumica e fermerëve janë të rinj belgë nga jugu i vendit, nga rajonet Seneffe ose Tournai, por mes fermerëve ka edhe kolegë të tyre nga jashtë, shkruan The Brussels Times.
Fermerët shpresojnë se udhëheqësit e BE-së do t’i dëgjojnë thirrjet e tyre për të shkurtuar rregulloret dhe për të forcuar kontrollet mbi importet, të cilat fermerët thonë se po dëmtojnë jetesën e tyre. /Telegrafi/