Shumica e njerëzve gabojnë kur i hedhin në bërllok lëvoret e portokajve, sepse ato janë tejet të mira për shëndetin tonë.
Disa nga këto përfitime janë:
Janë të mira për shëndetin e tretjes
Për shkak se lëvoret e portokajve janë të mbushura me fibra, ato e promovojnë tretjen e mirë dhe e shërojnë diarrenë, transmeton Telegrafi.
I ndihmojnë personat me astma
Siç e dini të gjithë, astma shkakton vështirësi në frymëmarrje. Por, kjo vështirësi shmanget përmes lëvoreve të portokajve sepse janë të afta në heqjen e mukozës dhe gëlbazës.
Janë të mira kundër kancerit
Për të zvogëluar rrezikun e kancerit, sigurohuni të konsumoni lëvore të portokallit në baza të rregullta. Këto lëvore i eliminojnë kimikalet toksike që gjenden në ushqime, gjë që e parandalon kancerin.
Probleme me pagjumësi? Jo më!
Vetëm nuhatni aromën e lëvoreve dhe problemi i pagjumësisë do t’ju zhduket si me dorë…
Zbardhimi i dhëmbëve
Dëshironi dhëmbë të bardhë? Vetëm përdoreni lëvoren e portokallit duke e fërkuar atë në dhëmbë dhe do ta keni buzëqeshjen më të bukur në rrethin tuaj shoqëror. /Telegrafi/