Ferizaj ka siguruar barazhin, pas fitores 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 36-të (xhiroja e fundit) në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ferizajasit në epërsi i kalo Bujar Shabani në minutën e 14-të, që ishte edhe goli i vetëm në 45 minutat e parë.
Pjesa e dytë nisi me vonesë, pasi kushtet atmosferike nuk lejuan që të niste në kohë, ndërsa u dhanë 17 minuta lojë.
Ishte një ndeshje spektakolare, pasi u dhanë 17 minuta lojë shtesë, me çka edhe ishte një fund dramatik
Dukagjini nuk u dorëzua, duke barazuar shifrat në 1-1 me anë të Oto John në minutën e 82-të, por që pësuan më pas golin e dytë.
Vendasit shënuan golin që i mbajti në Superligë në minutën e 104-të, me anë të Astrit Fazliut, pas një reagimi qesharak të portierit Altik Muhaxhirit.
Ferizaj siguroi kështu barazhin (aty ku i pret Liria që eliminoi Ulpianën), pasi arkëtoi 41 pikë – një më shumë se Trepça ’89 që ra në Ligën e Parë, ndërsa Dukagjini është në të katërtin me 50 sosh, duke siguruar për herë të parë në histori kalimin në Evropë, më saktësisht në parakualifikimet e Ligës së Konferencës. /Telegrafi/