Ferizaj dhe Suhareka janë dy klubet që e kanë siguruar matematikisht hyrjen në elitën e futbollit të Kosovës për sezonin e ardhshëm.
Suhareka, klub që u themelua vitin e shkuar, ka arritur që pas fitores si mysafir nga Drenica me rezultat 1-0 të sigurojë pozitën e parë në Grupin A të Ligës së Parë.
Lojtari kryesor i kësaj skuadre, Mevlan Zeka arriti të shënojë golin e vetëm në këtë përballje.
Suhareka ka 53 pikë, duke lënë pas Trepçën ’89 dhe Dinamon e Ferizajt.
Në anën tjetër, në Grupin B, ashtu siç është pritur, Ferizaj ka siguruar kalimin në elitën e futbollit kosovar.
Ferizaj mposhti bindshëm Flamurtarin në Prishtinë me rezultat 4-0, ku nga dy gola shënuan Edon Sadriu dhe Albion Kurtaj.
Ferizaj tubon 60 pikë në vendin e parë në Grupin B të Ligës së Parë, ndërsa Prishtina e Re do të luajë në barazh./ Telegrafi/