Çdo Olimpiadë ka fenomenët e saj, ata që spikasin me rekorde të jashtëzakonshme dhe arritje që do të mbeten përgjithmonë në histori.
Nëse flitet për fenomenët e Rio 2016, njëri prej tyre është Usain Bolt. Me tre medalje të tjera të arta, u bënë 9, si Pavo Numi, atlet mitik i viteve 20, një shekull më parë, apo si Carl Lewis që duhet kujtuar se nuk e do fort Bolt dhe e shikon një cikë si një nga lart për shkak të katër medaljeve të arta në trehapësh që e bëjnë vërtet unik në histori.
Por Xhamajkani është padyshim ikona e Olimpiadës së 31-të. Bashkë me Michael Helps, çfarë arritje edhe për të, 5 medalje të tjera të arta për “peshkaqenin” në pjesëmarrjen e tij të pestë në Lojërat Olimpike.
Janë 23 medalje për Phelps në total, kushedi nëse do të lindë dikush që do të jetë i zoti për t’ju afruar, por diçka e tillë duket e pamundur.
Dy mbretëreshat e Rio-s janë amerikane të ujit dhe të palestrës, Katie Ledecky me katër medalje të arta dhe një të argjendtë në not dhe Simone Biles katër të arta dhe një argjendi në gjimnastikë.
Tre medalje të arta vuri në qafë në pishinë dhe fenomenalja hungareze Katinka Hosszu dhe tre të tjera atleti amerikan Ryan Murphy. Ndër ata që shijuan triumfin me tre të arta ishin dhe britaniku Jason Kenny dhe hungarezen Danuta Kozak në kajak.
Mes atyre që fituan dy medalje ari, nuk mund të harrohet kurrë sesi Mo Farah, që edhe këtu, ashtu si në Londër bëri dygolësh në 5000 dhe 10 000 metra, i jashtëzakonshëm.
Vetëm një medalje e artë, por me peshë të jashtëzakonshme ajo e Wayde van Nieker në 400 metrat, me kohën 43”03 theu rekordin botëror të të madhit Johnson pas plot 17 vjetësh, vërtet mahnitës.