Site icon Telegrafi

“Fenix” i bën rekord 25 milionë, Cozman paralajmëron “Fenix 2” (Video)

Superhiti veror i vitit 2013, “Fenix” nga Tuna dhe Cozman, i ka bërë 25 milionë klikime.

Ky njëkohësisht është edhe rekordi për muzikën moderne shqiptare, pasi asnjë këngë e zhanrit modern shqiptar nuk ka arritur një numër kaq të madh klikimesh.

Cozman me anë të një postimi në Instagram ka paralajmëruar një seri tjetër të mega hitit, me çka sigurohet se vera do jetë tepër e nxehtë.

““E kemi bërë më herët, duke thyer rekord… dhe po, mendoj se do ta bëjmë sërish”, ka shkruar Cozman në Instagram”, ka shkruar Cozman në Instagram.

Tuna ka qëndruar më e heshtur e fokusuar në projektin e saj të radhës.

“Fenix” është punuar nga Zzap n’Chriss në instrumental e në tekst dhe melodi të Getoar Selimit, teksa videoklipin e ka punuar Entermedia. /Telegrafi/

 

Exit mobile version