Telegrafi

Fenerbahçe turpëron Real Madridin

Fenerbahçe e deklasoi Real Madridin me rezultat 100-78 dhe tani janë me një këmbë afër Final Fourit.

Kampioni aktual i Euroleagues është shokuar në Ulker Sports Arena nga sulmet dhe nga mbrojtja e Fenerbahçes.

Gjiganti turk e mbylli pjesën e parë me 25 pikë epërsi, derisa gjatë këtyre dy çerekëve epërsia shkoi edhe mbi 30 pikë.

Pjesën e dytë skuadra spanjolle, ia nisi më mirë duke bërë mbrojtje të mirë, por megjithatë nuk ishin të suksesshëm në sulm dhe pas një tronditjeje të vogël djelmoshat e trajnerit Zeljko Obradovic, u këndellën dhe e kontrolluan ndeshjen deri në fund, transmeton borizani.

Fenerbahçe e mposhti kundërshtarin me rezultat 100-78 për të kaluar 2-0 në epërsi të serisë.

Ekpe Udoh, shkëlqeu me 18 pikë e 4 kërcime, derisa të pamjaftueshëm ishin 15 pikët e Sergio Rodriguezit për madrilenët.

Tani seria do të bartet në Madrid, ku ndeshja e tretë do të luhet me 19 prill dhe në rast se fiton skuadra turke, kampioni aktual Real Madrid do të eliminohet nga Euroleague.