Site icon Telegrafi

Femrat më shpesh përjetojnë orgazëm duke bërë seks me femra tjera sesa me meshkuj

Lajm ‘tronditës’ për meshkujt: Femrat më të prira të përjetojnë orgazëm kur bëjnë seks me femra tjera sesa kur bëjnë seks me meshkuj.

Kjo është ‘shokuese’ për shkak se për një kohë të gjatë është supozuar se penisi ka fuqi magjike orgazmike, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk përfshihet penisi në seks, si mund të arrihet orgazma? Është thjesht e vështirë të kuptohet!

Ky konstatim vjen nga një raport ekskluziv nga prestigjiozja ‘The Sun’, e cila i ka anketuar 2,300 njerëz nga anë e mbanë bota.

Hulumtuesit kanë zbuluar se femrat janë më të prira të përjetojnë orgazëm gjatë seksit me gjini të njëjtë, ku disa prej atyre femrave kanë raportuar se i përjetojnë deri në 55 orgazma brenda muajit.

Në anën tjetër, femrat heteroseksuale i përjetojnë vetëm shtatë orgazma në muaj.

Matematikë e shpejt: kjo është një diferencë mjaft e madhe!

Pra kjo ndodh pavarësisht se hulumtimet tregojnë se çiftet heteroseksuale bëjnë më shpesh seks – rreth 16 herë brenda muajit.

Ekspertët e seksit shpjegojnë se kjo me shumë gjasë ndodhë për shkak se femrat lesbike kanë tendenca të bëjnë më shumë gjëra sesa seksi me penetrim.

Thënë më thjesht, kjo do të thotë se përqendrimi i tyre nuk është të nxitojnë në penetrim; por ka të bëjë me eksplorimin e kënaqësisë përmes seksit oral, përdorimit të gishtave, lodrave të seksit dhe gjërave tjera që çiftet heteroseksuale i shmangin gjatë paralojës. /Telegrafi/

Exit mobile version