Nëse keni dy ose më shumë fëmijë, është pak e besueshme që rritja e tyre të kalojë,së paku herë pas here, pa konflikte
Përse ndodh kështu?
Për shkak që fëmijët, si edhe të rriturit, matin forcat e tyre, luftojnë për më shumë vëmendje, ndikim dhe respektim, transmeton Telegrafi.
Dhe pasi që janë ende fëmijë, atëherë edhe gabojnë, duke mos zgjedhur gjithmonë metodat më të mira për arritjen e asaj që duan.
Pasi që prindërit janë “kompetentë” për zgjidhjen e zënkave të tyre, qe se si duhet të veprojnë. Është me rëndësi esenciale që problemet e këtij lloji t’i kuptoni seriozisht dhe me kujdes.
Ndërpriteni debatin dhe ndihmoni që të qetësohen
Sapo të vëreni që fëmijët po grinden, menjëherë ndërpritni. Në të kundërtën vogëlushët mund të humbin kontrollin dhe të lëndojnë seriozisht njëri-tjetrin.
Para se të filloni të bisedoni lidhur me ato që kanë ngjarë, uluni në atë mënyrë që të gjithë të jeni në të njëjtin nivel. Zgjidhni fjalët me të cilat u drejtoheni dhe me kujdes dëgjoni atë që kanë për t’ua thënë.
Kurrë mos mbani njërën anë
Barazia dhe qëndrimi i njëjtë patjetër duhet të jenë prioritet. Mbështetni përvojën që të vendoseni në rolin e “gjyqtarit”. Keni parasysh që kurrë nuk është e mundur të përcaktohet shkaktari i vërtetë, nëse nuk keni qenë të pranishëm që nga momenti i parë, gjë që më së shpeshti nuk është kështu, duhet patjetër ta pranoni.
Le të jetë rregulla juaj që gjithmonë do të dënohen ose TË GJITHË ata që kanë qenë pjesë e grindjes ose ASKUSH.
Mësoni fëmijët që kompromisi gjithmonë është zgjidhja më e mirë
Nëse debati ndërmjet fëmijëve shpesh përfundon me rrahje, jepni çdo gjë nga vetja që t’ua sqaroni që grindja është e papranueshme dhe që goditja lejohet vetëm si metodë mbrojtjeje. Kjo ndikon si mision i pamundshëm, prandaj jeni prindër.
Problem tjetër është që fëmijët në rritjen e hershme vështirë e kuptojnë konceptin e kompromisit. Prandaj është me rëndësi të jeni aty, sepse vetëm kështu do të mundë ta orientoni bisedën në drejtimin i cili sjell zgjidhje. Siguroni vendin në të cilin fëmijët do të mundë të lirohen nga zemërimi. Zgjidhni bashkërisht një jastëk, dhe kujdesuni që të gjithë të dinë që ai është gjëja e VETME në shtëpi me të cilën është e lejuar të goditni në çastin e zemërimit.
Kini mirëkuptim
Nëse pikërisht keni dëgjuar që njëri ndër fëmijët tuaj tjetrit i thotë që “e urren”, kjo mund të jetë e tmerrshme, mirëpo kur është fjala për fëmijët, fjalët nuk kanë peshën të cilën e kanë kur e thonë të rriturit, mos e harroni këtë.
Shpërbleni sjelljen e mirë
dhe në këtë rast nuk mendojmë në gjërat materiale. Shpërbleni duke u thënë se sa jeni të lumtur dhe krenarë kur shikoni që kanë bërë diçka së bashku, kur luajnë mirë, kur ndihmojnë njëri-tjetrin.
Në numrin më të madh të rasteve, falënderimi ka efekt shumë më të fuqishëm se qortimi.
Bëhuni shembull i mirë për ta
Mos u grindni në mënyrë të pashembullt para fëmijëve. Mos shani kur jeni në timon. Mos flisni keq për të tjerët.
Mos përplasni derën kur jeni të zemëruar. Kurrë. Fëmijët bëjnë atë që shohin, jo atë që u thoni. /Telegrafi/