Site icon Telegrafi

Fëmijët që jetojnë në shtëpi të zhurmshme, rezultate negative në shkollë

Është një praktikë mëse e zakonshme që shumë prindër t’i lënë fëmijët përpara televizorit kur kanë gjëra në dorë për të bërë apo kur duan t’i qetësojnë pas të qarave me dënesë.

Ajo që nuk dine është se kjo gjë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e tyre, më konkretisht të pengojë zhvillimin e të folurit dhe të lexuarit.

Ky është përfundimi më i ri që vjen nga bota e shkencës.

Pjesa më e madhe e studimeve të mëparshme që e provonin këtë gjë janë kryer në kushte laboratorike.

Ndërsa studimi i fundit, i ndërmarrë nga disa profesorë të University of Wisconin-Madison, u krye në ambiente ku fëmijët qëndrojnë më shumë, shtëpi dhe çerdhe.

Gjatë studimit u përfshinë mbi 100 fëmijë të moshave 22-30 muajsh. Ata morën pjesë në një eksperiment kur duhet të mësonin emrat e objekteve të panjohura. Fëmijët fillimisht dëgjuan fjali që përmbanin dy fjalë të reja. Më pas mësuan cili objekt korrespondonte me fjalën e dëgjuar.

Në fund çdo vogëlushi iu kërkua që të përsëriste fjalët e reja. Gjatë dy eksperimenteve të para, vetëm fëmijët të cilët nuk dëgjonin zhurmat e larta të televizorit në sfond arritën të mësonin fjalët e reja. Sipas studiuesve, nivelet e zhurmave në sfond mund të interferojnë tek aftësia e të mësuarit fjalë të reja.

Fëmijët që jetojnë në shtëpi të zhurmshme dalin me rezultate jo shumë të mira në shkollë dhe kanë nivele më të larta të hormonit kortizol të stresit në gjak, krahasuar me fëmijët që jetojnë në shtëpi më të qeta, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova

Exit mobile version