Për fëmijën i cili është i “pakapshëm” dhe plot energji zakonisht thuhet që është i zhurmshëm dhe çapkën
Vogëlushët në atë mënyrë tregojnë nevojën për lëvizje dhe kjo fare nuk ka lidhje me çapkënllëkun, transmeton Telegrafi.
– Nëse fëmija nuk rri qetë në karrige në orën e mësimit, kryesisht themi që nuk është i qetë dhe nuk e ndjek mësimin, mirëpo nuk është edhe ashtu, theksojnë studiuesit.
Fëmija në atë mënyrë demonstron nevojën për lëvizje. Vogëlushët e tillë shpesh janë më kreativë, ndërsa më vonë këtë e plotësojnë nëpërmjet sportit.
Ne jemi të lindur për të lëvizur, mirëpo neve mënyra e jetës me kalimin e kohës na largon nga ajo dhe krijojmë shprehitë të cilat nuk janë të mira. Prandaj, kurdo që keni mundësi, ngrihuni dhe bëni së paku dy-tre hapa.
Fakti që fëmijët janë shumë të gjallë, të zhurmshëm dhe rebel, shumicën e kohës nuk vijnë nga edukimi që kanë marrë, por dëshmon për faktin se ata janë fëmijë të lumtur!
Fakti që ata kurrë nuk ndalen, dhe se ata janë gjithmonë të mbushur me entuziazëm është plotësisht normal.
Së fundi, le të kujtojmë se, në moshë madhore, ata do të kenë shumë kohë për të shijuar kënaqësinë e heshtjes dhe lehtësinë e uljes. /Telegrafi/