Site icon Telegrafi

Fëmijët e trashëgojnë fjalorin nga babai, shqiptimin nga nëna

Në shumë studime të së kaluarës është dëshmuar se ka dallime mes gjinive kur është fjala për mësimin e gjuhëve të reja, por a ka dallime në trashëgimin e gjuhëve? A luan njëra gjini rol më të madh në mësimin e fëmijëve se si të flasin?

Një grup hulumtuesish të udhëhequr nga Menghan Zhang kanë zbuluar se dy prindërit kanë ndikim në përvetësimin e gjuhës nga fëmija – vetëm se në aspekte të ndryshme të gjuhës.

Sipas studimit të Zhang-ut, ndonëse ne e përvetësojmë shqiptimin dhe zërin nga nënat tona, fjalorin ne e marrim nga baballarët – e kjo është një ide e cila krejtësisht i kundërshton idetë e mëhershme për përvetësimin e gjuhëve.

Hulumtuesit kanë qenë të aftë të konstatojnë se ka lidhje të forta mes gjeneve prindërore dhe karakteristikave leksikore, por gjithashtu ekziston edhe një lidhje mes gjeneve të nënës dhe karakteristikave fonematike. /Telegrafi/

Exit mobile version