Marouane Fellaini është nga të paktët futbollistë që njihet për stilin unik të flokëve.
Belgu e dominon mesin e fushës me trupin e tij të gjatë dhe vërehet qartë stili i tij ‘afro’, ndërsa tash ka bërë një set të ri fotografik për revistën GQ duke ardhur akoma më interesant.
Fellaini ka dhënë një intervistë për GQ në lidhje me Kampionatin e ardhshëm Botëror, ndërkohë që nuk ka hezituar t’i bëjë edhe disa poza me stile të ndryshme flokësh.
Ai i ka lejuar stilistët e kësaj reviste që të eksperimentojnë stile të ndryshme me flokët e tij.
Në njërën nga pozat e tij, futbollisti i ka të lidhura flokët në stilin e karakterit të famshëm, Mickey Mouse.
Ndërsa në një tjetër, Fellaini ka pozuar i zhveshur në pjesën e sipërme. Nuk ka munguar edhe një fotografi me shami të lidhur në kokë.
30-vjeçari aktualisht luan në Angli te skuadra nga Liga Premier, Manchester United. /Telegrafi/