Napoli thuhet se ka lëvizur për mesfushorin-sulmues të Olympique Lyon, Nabil Fekir, si një alternativë ndaj James Rodriguez.
Një marrëveshje për James po bëhet gjithnjë e më e vështirë, me Napolin që deri më tani nuk është gati të përmbush kërkesat e Real Madridit për një marrëveshje të përhershme prej 50 milionë eurosh.
Sipas mediumeve RMC Sport dhe L’Equipe, klubi italian tani po përqendron vëmendjen e tyre tek ylli francez, Fekir.
Francezi duket se është afër një kalimi te Real Betisi, por RMC vëren se ai do të preferonte të bashkohej me një klub që luan në garat evropiane.
Ai gjithashtu do të jetë në dispozicion për një çmim të reduktuar pasi që kontrata e tij skadon verën e ardhshme dhe Lyon nuk duan ta humbin atë falas.
Ndërkohë, L’Equipe shkruan se Napoli ka filluar tashmë negociatat për 26-vjeçarin në fillim të kësaj jave.
Gazeta shpjegon se ai ka folur tashmë me trajnerin Carlo Ancelotti dhe presidentin Aurelio De Laurentiis, me klubin madje duke i ofruar atij një kontratë.
Një tjetër raund bisedimesh pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme, ku kushtet e transferimit të Fekir mund të shtypen. /Telegrafi/