Reperi i njohur Majk ka ndarë një lajm emocionues me ndjekësit e tij: ai është fejuar!
Artisti e bëri të ditur këtë moment të veçantë përmes një postimi në Instagram, duke ndarë një foto ku shihet unaza e fejesës që e simbolizon propozimin e tij romantik.
Edhe pse ndjekësit janë të etur për të mësuar më shumë detaje, Majk ka vendosur ta mbajë identitetin e vajzës fatlume të fshehtë, duke ruajtur privatësinë e saj.
Ky vendim ka ngjallur kureshtje dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat po spekulojnë rreth lidhjes së tij dhe vajzës misterioze.
Kjo ngjarje e rëndësishme shënon një kapitull të ri në jetën personale të artistit, i cili ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për karrierën e tij muzikore dhe jetën private.
Fansat e tij tashmë mezi presin të mësojnë më shumë detaje dhe t’i urojnë çiftit gjithë të mirat për të ardhmen. /Telegrafi/