Please enter at least 3 characters.

Federata Italiane e Futbollit ka përgatitur një çmim për De Biasin

2016/03/Kosova-Shqiperia-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Gianni De Biasi mbetet një ndër personazhet më popullorë në Itali dhe kualifikimi me Shqipërinë për në Kampionatin Europian 2016 konsiderohet me të drejtë një arritje e madhe.

Deri tani nderimet dhe çmimet nuk i kanë munguar trajnerit të kombëtares sonë, por një ndër më prestigjiozët do t’i jepet të hënën, më 7 mars.

Sektori Teknik i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) organizon prej sezonit 1990/1991 një ceremoni ku i jepet çmimi Bankina e Artë trajnerit më të mirë të sezonit në Serinë A italiane (më pas janë shtuar edhe kategoritë e ulta), bazuar në votimet e trajnerëve të tjerë.

Më pas, një çmim special është dhënë edhe për trajnerë italianë që kanë arritur gjëra të mëdha jashtë Serisë A dhe këtë vit i nderuari do të jetë De Biasi, transmeton Sportal.al.

Në Koverçano trajnerit tonë do t’i dorëzohet çmimi prestigjioz nga Presidenti i Sektorit Teknik, Gianni Rivera dhe nga Drejtori i Shkollës së Trajnerëve, Renco Ulivieri, me motivimin e ngritjes lart të emrit të shkollës italiane të trajnerëve në arenën ndërkombëtare.