Barcelona kanë marrë një kërkim falje nga Federata e Futbollit të Argjentinës (AFA) pas trajneri i kombëtares, Edgardo Bauza, ka kritikuar trajtimin e Lionel Messi me kampionët e Spanjës.
Ylli argjentinas u lëndua në pjesën e dytë në barazimin e Barcelonës 1-1 ndaj Atletico Madrid në Camp Nou të mërkurën dhe Barca më vonë konfirmoi se 29-vjeçari pritet të mungojë rreth tri javë pas një tërheqje muskulare.
Pas kësaj, trajneri Bauza kritikoi trajnimet e klubit katalunas duke shprehur mllefin e tij pasi Messi do të mungoj në disa ndeshje ndërkombëtare, por pas kësaj nuk ka vonuar shumë dhe AFA i ka dërguar një falje zyrtarëve të skuadrës nga Camp Nou.
“AFA ka kontaktuar Barcelonën për të kërkuar faljen e saj për komentet e bëra nga menaxheri në lidhje me dëmtimin e Leo Messi”, tha zëdhënësi i Barca Josep Vives, transmeton Telegrafi.
“Ne duam të punojmë në mënyrë që Leo Messi të rikuperohet sa më shpejt të jetë e mundur për shkak se, siç ka thënë Luis Enrique, Messi është një ambasador global për futbollin”, përfundoi zëdhënësi i klubit katalunas. /Telegrafi/