Federata Angleze e Futbollit (FA) po heton një karton të verdhë në fitoren 3-0 të Arsenalit ndaj Oxford United pasi u shfaqën modele të dyshimta bastesh.
Arsenali mori një fitore të lehtë ndaj skuadrës inferiore të Oxfordit për të siguruar një vend në 1/16-tën e Kupës FA, falë dy golave të Eddie Nketiah dhe një tjetër nga Mohamed Elneny.
Por polemika ka ardhur në lidhje me ndëshkimin e mbrojtësit të Oxfordit, Ciaron Brown në pjesën e dytë dhe stuhinë e basteve që u vendosën për ndëshkimin e tij.
Reprezentuesi i Irlandës së Veriut u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të, jo shumë kohë përpara se Elneny të shënonte golin e parë në Kassam Stadium.
Ai u përplas në mënyrë të ngathët me Nketiah dhe më pas u largua me topin përpara se të shtynte Fabio Vieiran dhe të ‘fitonte’ ndëshkimin.
Sipas Daily Mail, dëshmitarët okularë të pranishëm në ndeshje i thanë gazetës se ndëshkimi me të verdhë u festua nga shumë tifozë pasi fituan qindra mijëra funte.
Duke e marrë seriozisht çështjen, pretendohet se FA ka një dosje provash, më të këqijat prej të cilave janë mesazhet telefonike të supozuara të dërguara para fillimit, ku pretendohej se Brown do të paralajmërohej në një mashtrim bastesh.
— James John (@JamesJohn2427) January 11, 2023
Një bastvënës thuhet se ka humbur 1600 funte, ndërsa një mesazh i dërguar besohet të ketë pasur një bast për Brown që do të ndëshkohej.
Basti ishte rreth 200 funte dhe shanset ishin 8/1. Nuk ka asnjë fjalë se sa baste janë vendosur, por FA është ende duke hetuar për fiksimin e supozuar dhe korrupsionin e supozuar. /Telegrafi/
🚨 The FA have opened up a spot-fixing investigation into the booking of Oxford defender Ciaron Brown during their FA Cup game against Arsenal.
(Source: @MailSport) pic.twitter.com/XqjCKFz4Jt
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) January 10, 2023