FC Prishtina ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme të klubit, ku janë bërë shitjet e aksioneve nga disa aksionarë të klubit, përfshirë edhe të Remiz Ejupit, që për gati 20 vite ishte në krye.
Tashmë sipas komunikatë së klubit, Rrahman Haradini zotëron shumicën e aksioneve në klub.
“Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të klubit u aprovua bartja e aksioneve të Remzi Ejupi, Naim Ejupi, Fikret Maqastena dhe Sinan Vllasaliu te aksionarët, Rrahman Haradini për pjesën më të madhe, kurse pjesa tjetër e mbetur do t’i barten aksionarit, Ragip Mustafa”.
“Gjithashtu aksionet e Arbnor Morinës do t’i kalojnë aksionarit Hashim Deshishku. Kurse, aksionet e Ahmet Beselicës t’i kalojnë Hashim Deshishkut dhe Rrahman Haradinit”.
“Me përfundimin e këtij kuvendi, aksionarë të klubit mbesin, Rrahman Haradini, Ragip Mustafa, Hashim Deshishku, Hakif Gashi, Beqit Qerkezi dhe Fatos Hoxha”.
“Në fund u zgjodh bordi i ri drejtues me kryesues, Rrahman Haradini me dy zëvendësuesit, Ragip Mustafa dhe Hashim Deshishku si dhe anëtarë të bordit, Beqir Qerkezi dhe Fatos Hoxha. Kuvendi i klubit ka falënderuar përzemërsisht për kontributin e dhënë aksionarët të cilët kanë qenë pjesë e klubit deri tani”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/