Site icon Telegrafi

FBI thotë se tani ka qasje në telefonin e atentatorit të Donald Trumpit

FBI njoftoi se tani kanë qasje në telefonin që i përket Thomas Matthew Crooks, atentatorit që hapi zjarr ndaj ish-presidentit Trump në tubimin e tij në Butler, Pensilvani.

“Specialistët teknikë të FBI-së fituan me sukses qasje në telefonin e Thomas Mattheë Crooks, dhe po vazhdojnë të analizojnë pajisjet e tij elektronike”, shkroi agjencia në një njoftim për shtyp, transmeton Telegrafi.

Burime të zbatimit të ligjit thanë për Fox News se arma e përdorur nga Crooks, një DPMS AR-15 5.56, është tani në laboratorët mjekoligjorë të FBI-së në Quantico, Virginia, së bashku me telefonin, laptopin dhe të paktën një pajisje shpërthyese të improvizuar nga ai.

FBI përfundoi kontrollin në shtëpinë dhe automjetin e Crooks. Në shtëpi u gjetën dhjetëra armë, në anë tjetër familja e Crooks është ende duke bashkëpunuar me FBI-në.

FBI tha se kreu rreth 100 intervista të personelit të zbatimit të ligjit, pjesëmarrësve në ngjarje dhe dëshmitarëve të tjerë. Ajo ka marrë gjithashtu qindra këshilla për mediat digjitale, të cilat përfshijnë foto dhe video të marra në vendngjarje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version