Skuadrat favorite për vend në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (vajzat) janë mysafire në ndeshjet çerekfinale.
Kështu ka vendosur shorti i tërhequr të martën pasdite në lokalet e Federatës së Henbollit të Kosovës.
Fituesi në fuqi i Kupës, Istogu, do të luajë në Ferizaj ndaj Kastriotit.
Ferizaj do të jetë mysafir i Vëllaznimit në Gjakovë, derisa Prishtina luan në Deçan ndaj Jusuf Gërvallës.
Në Gjakovë luan edhe Vushtrria, që është mysafire e Shqiponjës.
Ndeshjet Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll zhvillohen më 22 e 23 mars.