Site icon Telegrafi

Faturat e larta, Tahiri: Kryeministri babadimër shpërndan me një dorë, e grabitë me dy duar

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur qeverinë Kurti qeveri të mashtrusëve dhe të paaftëve.

Tahiri ka thënë se Kosova po shkon drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak anëtarë të jenë mes 250 e 350 euro.

“Në vendin me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në rajon dhe Evropë, qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e vendeve më të pasura si Belgjika e Luksemburgu. Po shkojmë drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak anëtarë, të jenë mes 250 – 350 euro”, ka thënë Tahiri.

Lexo po ashtu Faturat e larta të rrymës, Tahiri: Goditja e radhës për qytetarët nga Qeveria Kurti

Tahiri ka shtuar se kjo është qeverisje e të paaftëve dhe mashtruesve.

“Kjo është qeverisje e të paaftëve dhe mashtruesve. Ky kryeministër është babadimri i llojit të vet, i cili shpërndanë me një dorë, e grabitë me të dy duart. Hajde tash kallxona se si KEDS-i përcakton çmimet, dhe se si ju nuk keni asgjë në dorë”, ka përfunduar Tahiri.

Exit mobile version