Site icon Telegrafi

Fatos Beqiraj kthehet në Mal të Zi, nënshkruan për Deçiqin e Tuzit

(Foto: Facebook/KF Deçiqi)

Para ditëlindjes së 34 dhe pas afro 12 vitesh jashtë vendit, Fatos Beqiraj është kthyer në Mal të Zi.

Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar me klubin nga Tuzi, KF Deçiqi, që zë vendin e dytë në renditjen tabelare në ligën vendore.

Gjatë karrierës së tij, Beqiraj ka luajtur për klube të ndryshme, si Dinamo e Zagrebit (2010-2014), ku kishte fituar trofe të shumta dhe ishte bërë golashënuesi më i mirë në ligën kroate në edicionin 2011/2012.

Sulmuesi nga Peja, në Kosovë ka luajtur për Shqiponjën dhe Pejën, para se të transferohej te Buducnosti në Mal të Zi për të vazhduar në Kroaci (Dinamo e Zagrebit), Kinë (Yatai), Bjellorusi (Dinamo Minsk), Rusi (Dinamo Moska), Belgjikë (Mechelen), Izrael (Maccabi Netanya, Bnei Yehuda), Poloni (Wisla), Kazakistan (Astana) dhe tash sërish në Mal të zi te Decic.

Ndryshe, nga viti 2009, Fatos Beqiraj ka luajtur për përfaqësuesen e Malit të Zi duke regjistruar rreth 85 paraqitje. /Telegrafi/

Exit mobile version