Sot (15 shtator) është bërë një vit që kur ndërroi jetë aktori i mirënjohur, Adem Mikullovci.
Krahas një bagazhit të pasur artistik që la pas vetës, Mikullovci, një kohë iu përkushtua edhe politikës si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Figura e aktorit dhe veprimtaria e tij vazhdon të kujtohet, dhe këtë e ka bërë edhe aktori dhe kolegu i tij, Fatmir Spahiu-Bufi.
Në një postim në Instagram, Spahiu të cilin e kemi parë përkrah Mikullovcit në serialin “Kafeneja jonë”, tha se aktori i ndjerë do të kujtohet gjithmonë.
“U bë një vit nga vdekja e axhës Adem, aktorit të madh dhe kolegut të dashur e të afërt, do të kujtohesh gjithmonë”, ka shkruar aktori.
Adem Mikullovci ka lindur në Vushtrri në dhjetor të vitit 1937. Ai numëron role të shumta si në teatër ashtu edhe në filma e komedi.
Aktori i madh vdiq më 15 shtator të vitit 2020. /Telegrafi/