Telegrafi

Fatmir Limaj merr një urim të veçantë nga bashkëshortja për ditëlindje (Foto)

Lideri i NISMA-s për Kosovën Fatmir Limaj ka festuar sot (e shtunë) ditëlindjen e tij të 45-të.

Me këtë rast ai ka marrë shumë urime speciale nga rrethi familjar dhe ai shoqëror, teksa një urim mjaft interesant e ka marrë nga bashkëshortja e tij Arlinda Balaj.

Kjo e fundit, ka publikuar një fotografi të Limajt me uniformën të UÇK-së në ‘Facebook’, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar: “Urime komandant”, duke e respektuar kështu për pjesmarrjen e tij në luftë.

Çifti Fatmir dhe Linda Limaj janë cilësuar gjithnjë si një prej çifteve më të lumtur të sferës politike. /Telegrafi/