Site icon Telegrafi

Fatlum Gashi zgjidhet lojtari i javës nga FFK dhe BKT

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 23-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i KF Drenica, Fatlum Gashi. Mesfushori qendror i kuqezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e rëndësishme që skuadra nga Skenderaj e arriti në shtëpi ndaj Dritës, me rezultat 2:1.

Ai e shënoi një eurogol në këtë ndeshje, duke e ndihmuar Drenicën që ta realizojë fitoren e parë pas 5 vitesh në përballje me Dritën.

Fitorja e kësaj jave ia ka mundësuar Drenicës që ta përforcojë pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 31 pikë.

Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e KF Llapi, e ndau Erand Elmazi, senior specialist në BKT.

Exit mobile version