Fasulja më e mirë për këtë gjellë është fasulja e Tetovës
Nevojiten:
▪ një kilogram fasule Tetove,
▪ 3 – 4 qepë,
▪ disa thelpinj hudhre,
▪ një fletë dafine,
▪ kokrra piperi.
Për çervish:
▪ 300 g qepë apo presh,
▪ një lugë yndyrë apo vaj,
▪ spec i kuq,
▪ kripë, piper.
Përgatitja:
Fasules i jepni një të vluar, ujin ia derdhni dhe qitni ujë tjetër. Shtoni qepën e grirë, disa thelpinj hudhre, fletën e dafinës dhe disa kokrra piper.
Kur fasulja të zihet mirë kullojani ujin fasulen rriheni mirë me garuzhdë dhe qiteni në enë me çervishin e përgatitur.
Çervishi bëhet nga 300 gramë qepë (për fasule të shijshme më i mirë është preshi), një lugë yndyrë apo vaj, spec të kuq dhe kripë e piper sipas shijes.
Piqet në furrë të nxehtë, më së miri është në enë prej dheu.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.