Një familje nga Uellsi që jeton në mes të një rrethrrotullimi të ngarkuar për më shumë se 40 vjet, ka zbuluar se vendndodhja e pazakontë ‘nuk i shqetëson’, por është problem kur bëjnë porosi pasi shoferët e kanë të vështirë ta gjejnë shtëpinë e tyre.
Clywd Howatson, 64 vjeç dhe gruaja e tij Anwen, 60-vjeçare, jetojnë në një shtëpi njëkatëshe në mes të një rrethrrotullimi në Denbighshire, transmeton Telegrafi.
Shtëpia e tyre ka qenë e rrethuar nga pesë kryqëzime që kur u ndërtua ‘bypass-i’ në luginën piktoreske të Clwyd në Uellsin e Veriut.
Howatson, një ndërtues dhe elektricist nga një familje e madhe, ka jetuar në rrethrrotullim mbi 40 vjet dhe thotë se familja e tij planifikon të qëndrojë aty për shumë vite në vijim – pavarësisht problemeve me dërgesat dhe përplasje të mundshme.
Familja është bërë e njohur në këtë zonë sa që iu dha emri “Howatson Corner”, – pasi fqinjët e tyre përgjatë rrugës janë gjithashtu anëtarë të familjes. /Telegrafi/