Site icon Telegrafi

Falja e kontestuar e Ivanovit sot para deputetëve

Kërkesa për interpretimin e nenit 11 të Ligjit për falje sot do të paraqitet para deputetëve në Kuvend.

Kërkesën e kanë dorëzuar deputetët e LSDM-së, Sashko Kosotov dhe Dime Velkovski, pas që u dha mundësia që Gjykata Kushtetuese ta ringjall faljen e kontestueshme të ish-presidentit Gjorge Ivanov.

Më herët, Qeveria miratoi mendimin se neni 11 nuk është pjesë e Ligjit për falje, dhe me këtë edhe falja e Ivanovit, me të cilën deshi ti shpëtojë ish-funksionarët e ndjekur penalisht të OBRM-PDUKM-së, është e pavlefshme.

Nga Qeveria presin që Kuvendi të mbyll përgjithmonë këtë çështje./Telegrafi/

Exit mobile version