Sarah Berisha dhe DJ PM janë ndër çiftet më të pëlqyera të krijuara në shtëpinë e Big Brother VIP.
Edhe pse ‘reality show’ ka muaj që ka përfunduar, dyshja po vazhdojnë të kenë një lidhje të fortë dhe janë pothuajse të pandashëm.
Megjithëse postime në rrjetet sociale janë të rralla, blogerja ka shfrytëzuar ditëlindjen e DJ-të nga Kosova për t’i bërë një urim romantik.
“Faleminderit që je pjesë e jetës time…gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Sarah teksa PM i dhuron një puthje.
Përndryshe sot (e diel) dyshja ndodhen në bregdet për të festuar, ndërsa javë më parë ata qëndruan së bashkë edhe në Itali në pushimet e para si çift.
Ndërkohë, të dy kanë vazhduar angazhimet në karrierat përkatëse pas daljes nga shtëpia e famshme.
Kujtojmë që një tjetër çift që u krijua në BB VIP dhe po vazhdojnë akoma janë edhe Einxhel Shkira dhe DJ Dagz, ndërsa romanca e Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj ishte jetëshkurtër dhe përfundoi menjëherë pas daljes së tyre nga spektakli. /Telegrafi/