Site icon Telegrafi

“Faleminderit për kujdesin ndaj Gjestit” – një dron tjetër në Big Brother VIP Albania

Një dron ka ardhur së fundmi në Big Brother VIP Albania 4, derisa banorët po qëndronin në oborr.

Ka qenë Gjesti dhe Krisa duke biseduar në një cep të shtëpisë kur edhe panë dronin.

Ata vrapuan menjëherë dhe ky dron ishte pikërisht për grupin e këngëtarit pejan, ku bëjnë pjesë edhe: Rozana, Egli, Tiri, Krisa dhe Laerti.

Foto: Screenshot/TikTok

“Faleminderit për kujdesin ndaj Gjestit – Rozi, Egli, Krisa, Tiri, Laert, Livia”, thuhej në të.

Lexo po ashtu Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Të njëjtit u bënë bashkë, filluan të duartrokitnin e të brohoritnin me njëri-tjetrin.

Foto: Screenshot/TikTok

Kjo vjen pas incidentit të Gertës me Gjestin, ku artistit iu desh të linte shtëpinë për t’u trajtuar, pasi i hodhi alkool në sy.

Një zarf i zi tani ndodhet në shtëpi dhe pritet të shihet se çfarë përmban. /Telegrafi/

 

Exit mobile version