Klubi anglez, Arsenali ka konfirmuar largimin e sulmuesit francez, Alexandre Lacazette, pas përfundimit të kontratës së tij në fund të këtij muaji.
Lacazette është lojtar i pari i Topçinjve që pritet të largohet këtë verë, pasi nuk ka ndonjë marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Largimi i yllit francez është konfirmuar nga vet klubi londinez me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Alex Lacazette do të largohet nga ne në fund të kontratës së tij aktuale, e cila zgjat deri më 30 qershor”, thuhet në njoftim.
🔥 For the 206 games and 71 goals
💪 For your dedication to The Arsenal
Thank you for 𝗲𝘃𝗲𝗿𝘆𝘁𝗵𝗶𝗻𝗴, @LacazetteAlex ❤️
— Arsenal (@Arsenal) June 3, 2022
Ndryshe, që kur u bashkua nga Lyoni në korrik të vitit 2017, Laca bëri 206 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 71 gola.
31-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë në dy sezone gjatë kohës së tij me Arsenalin – në sezonin 2017/18 dhe në sezonin 2020/21, kur shënoi golin e tij të 50-të në Ligën Premier në fitoren ndaj Sheffield United në prill të 2021.
Kjo e zhvendosi francezin në dhjetëshen më të mirë të të gjitha kohërave të golashënuesve të Arsenalit në historinë e Ligës Premier, duke shënuar golin e tij të parë vetëm 94 sekonda në debutimin e tij në ligë, kundër Leicester Cityt, në gusht të 2017.
Laca ishte një fitues i Kupës FA me në vitin 2020, fitoi Carabao Cup në vitin 2017 dhe u votua si lojtari më i mirë i sezonit në Arsenal për sezonin 2018/19. /Telegrafi/