Site icon Telegrafi

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit për mijëra përdorues në Shtetet e Bashkuara

Facebook dhe Instagram ishin jashtë funksionit për shumë përdorues në Shtetet e Bashkuara që u prekën nga ky defekt, bëjnë të ditur nga ueb-faqja Doëndetector.com.

Rreth orëve të para të pasdites së sotme, mbi 12 mijë ‘incidente’ janë raportuar tek përdoruesit e Facebook dhe mbi 5 mijë tjera në Instagram, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër nga Meta nuk kanë dhënë ndonjë sqarim për Reuters për arsyen e këtij problemi, që sipas përdoruesve thoshin se nuk po mund të qasen nëpër llogari.

Por kjo nuk është hera e parë që këtë vit mijëra përdorues raportuan probleme të ngjashme në Facebok dhe Instagram.

Madje muaj më parë, këto platforma ishin jashtë funksionit për më shumë se dy orë në pothuajse çdo vend të botës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version