E ardhmja e Ferland Mendy ka qenë e paqartë, megjithatë ai do të mbetet te Real Madridi.
Real Madrid ka arritur një marrëveshje me Ferland Mendy për të vazhduar kontratën e tij edhe për tre vjet, thotë Fabrizio Romano.
Marrëveshja e re e Mendy do të zgjasë deri në vitin 2027 me një opsion për një vit tjetër. Paga e tij do të varet nga numri i ndeshjeve që ai luan gjatë sezonit.
🚨⚪️ Real Madrid have reached an agreement in principle with Ferland Mendy over new deal.
Agreement valid until June 2027 plus option for one more season, as reported by @jfelixdiaz.
Final details being sorted then time to sign all the documents soon. pic.twitter.com/J9MFij3ETt
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 25, 2024
Ky është një lajm masiv për mbrojtësin francez, e ardhmja e të cilit në Real Madrid dukej e pasigurt deri vonë.
Për francezin kishte interesim nga klubet angleze, megjithatë ai do ta vazhdoj qëndrimin në Santiago Bernabeu.
Fabrizio Romano shton se Antonio Rudiger është afruar me një propozim marramendës nga klubi saudit Al Ittihad, por mbrojtësi gjerman nuk po mendon të largohet nga Real Madrid.
Nga ana e tyre, Real Madrid as që po mendon ta shesë Rudiger në këtë pikë. Për Los Blancos, ai mbetet i paprekshëm. /Telegrafi/