Mesfushori i njohur spanjoll, Cesc Fabregas është përshëndetur me tifozët e Chelseat dhe pritet të largohet këto ditë nga Stamford Bridge.
Chelsea ka fituar ndaj Nottingham Forest me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për 1/32-tën e Kupës FA dhe kanë kaluar tutje pas kësaj fitoreje.
Kjo ndeshje mendohet të jetë e fundit për mesfushorin spanjoll Fabregas, i cili pritet ta zyrtarizojë këto ditë largimin.
Fabregas u zëvendësua në minutën e 85-të të ndeshjes nga Maurizio Sarri që inkuadroi në vend të tij N’Golo Kanten.
Duke u larguar nga fusha, Fabregas është përshëndetur me bashkëlojtarët, por edhe me tifozët e klubit, ku nuk mundi t’i mbajë lotët.
Kjo përshëndetje i ngjan një largimi për spanjollin, i cili në këtë sezon kishte mbetur një rezervistë i përhershëm nën urdhrat e Sarrit.
Minutat e pakta në kampionat dhe gara evropiane kanë shtyrë Fabregasin të largohet, ku me shumë gjasë do t’i bashkohet Monacos në Ligue 1.
31-vjeçari u transferua në verën e vitit 2014 te Chelsea dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 197 ndeshje duke shënuar edhe 22 gola dhe ka fituar dy trofe të Ligës Premier. /Telegrafi/
https://twitter.com/gnris12/status/1081595043767635968
Cesc Fabregas in tears as he gets a rousing ovation from the Stamford Bridge crowd after the game #CFC #Fabregas pic.twitter.com/syuMfDYCSM
— Oliver Harbord (@ojharbord) January 5, 2019