Në një ceremoni elegante në hapësirat e Pallatit të Brigadave (Ish-Pallati Mbretëror ndërtuar nga Mbreti Zog) në Tiranë, Fabio Gjonaj dhe Kënga Haziri kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.
Familjarë, shumë miq dhe të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, u mblodhën në këtë gëzim të përbashkët të familjeve Gjonaj dhe Haziri. Anëtarë ndër vite të Qeverive të këtyre vendeve, Parlamenteve, qeverisjes vendore dhe institucioneve të tjera, ishin të pranishëm në ceremoni.
Në Kopshtin e Dafinave, Kënga dhe Fabio kanë thënë “Po” për të përjetësuar lidhjen e tyre të gjatë, që tashmë prej kohësh e ka sjellë bashkë Shqipërinë dhe Kosovën.
Një natë super emocionuese për dy të rinjtë që nuk kanë vetëm sukses e fat në dashuri, por edhe bashkëudhëheqin prej vitesh një prej kompanive të suksesshme të Gjonaj Group Holdings.
Në formën e një befasie të bukur, nëna e Këngës, Znj. Mirvete Bajrami Haziri u dedikoi një këngë të krijuar dhe kënduar prej saj, Këngës dhe Fabios.
Të ftuarit u mirëpritën nga etërit e çiftit, Z. Besnik Gjonaj dhe Z. Lutfi Haziri të cilët u uruan mirëseardhjen dhe shprehën kënaqësi dhe nderim për praninë e tyre.
Kënga dhe Fabio falënderuan nga zemra të gjithë të ftuarit që iu bashkuan kurorëzimit të dashurisë së tyre duke i shtuar edhe më shumë gëzim, gëzimit të tyre.
Ja vlen të përmendet që për këtë dasmë është përkujdesur kompania JOY Wedding Film, e specializuar në personalizimin e videove dhe filmave të dasmave në gjithë trojet shqiptare. JOY Wedding Film përfundoi xhirimet e një filmi të shkurtër dashurie me plot emocione gjatë ditës së dasmës dhe vazhdoi me xhirime e përjetësime të dashurisë, çiltërsisë e shpirtit të vërtetë shqiptar dhe gjatë festës së natës.
Për më shumë rreth kësaj dasme, mund të vizitoni adresën zyrtare në Instagram.
S’ngelet tjetër veçse t’i urojmë çiftit, Kënga dhe Fabio, jetë të gjatë, të lumtur e me shumë trashëgimtarë. Dhe pse jo, të urojmë që modeli i bukur i ndërtimit të familjes nga ata, të jetë një shembull për të gjithë të rinjtë shqiptarë.
Urojmë ta keni jetën gjithë dritë e gëzim Kënga dhe Fabio! /Telegrafi/