Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll u mund nga Ukraina mesditën e kësaj të shtune me rezultat 2:0 në duelin e luajtur në Pragë të Çekisë për eliminatoret e Euro 2024.
Me këtë humbje Maqedonia e Veriut humbi edhe shanset për kualifikim në Evropianin e verës së ardhshme që do të mbahet në Gjermani.
Reprezentuesi shqiptar, Ezgjan Alioski pas ndeshjes është shprehur i dëshpëruar nga humbja, duke thënë se nuk arritën që ti shfrytëzojnë rastet e mira që kishin për gol.
“Treguam se mundemi të luajmë futboll të bukur ndaj çdo përfaqësuese. Ishim të pafat, humbëm. Kishim shumë raste, mirëpo nuk i shfrytëzuam për dallim nga kundërshtari”.
“Është e vështirë, jemi të dëshpëruar, mirëpo ky është futbolli. Dhamë gjithçka nga vetja për t’i gëzuar tifozët, mirëpo kësaj radhe nuk arritëm”, ka thënë Ezgjan Alioski pas ndeshjes. /Telegrafi/