Rivotimi në Istog, pas anulimit të balotazhit të rregullt, ka përfunduar në orën 19:00.
Gjatë ditës së votimit, në këtë komunë është zhvilluar një Exit Poll. Gazeta Metro ka arritur të marrë rezultatet e tij.
Exit Polli i kryer nga ‘HOP’, që e ka udhëhequr sociologu Fisnik Halimi, ka nxjerr fitues kandidatin e LDK-së, Haki Rugova.
Rugova, sipas këtij Exit Polli, ka fituar 53.7 për qind të votave, kundrejt Gani Dreshajt të AAK-së që ka arritur të marrë 46.3 për qind të votave.