Site icon Telegrafi

“Evropa duhet ta fitojë garën e armatimeve me Rusinë”, deklaron kryeministri i Polonisë

Kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar se Rusia ka nisur një “garë të re armatimesh” – dhe Evropa duhet ta fitojë atë.

Duke folur në samitin e liderëve të BE-së në Bruksel së bashku me Volodymyr Zelenskyn, Tusk tha se ishte në interesat e Evropës të ndërtohej “një fuqi ushtarake e mirëkoordinuar”.

“Evropa duhet të përballojë këtë sfidë, këtë garë armatimi dhe duhet ta fitojë atë”, tha ai.

Duke shtuar komentet e tij, Tusk tha se Evropa, “nga sot” do të armatoset “më me mençuri dhe më shpejt” se Moska, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Zelensky nga Brukseli: Ju qëndruat pranë nesh, jemi mirënjohës që nuk jemi vetëm

Sipas polakut, Rusia “do të humbasë” garën e armatimeve siç bëri Bashkimi Sovjetik 40 vjet më parë, duke iu referuar përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Ndryshe, me fillimin e samitit, Zelensky falënderoi liderët evropianë për samitin.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe, ju keni qëndruar me ne”, tha lideri ukrainas.

“Në emër të të gjithë ukrainasve, ne ju falënderojmë shumë. Ne jemi shumë mirënjohës që nuk jemi vetëm. Këto nuk janë vetëm fjalë, ne e ndiejmë atë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version