Eva Longoria tregoi figurën e saj të pabesueshme të trupit në Instagram të dielën, teksa ka shijuar ditët e fundit të verës.
Aktorja 47 vjeçe dukej më e bujshme, teksa tregonte mesin e saj të tonifikuar e veshur me një bluzë të zezë dhe me bikini, shkruan DailyMail.
Ish-ylli i Desperate Housewives ishte e gjitha e buzëqeshur teksa luante me flokët e saj të gjata brune, ndërsa kishte një palë syze dielli të errëta.
Eva dukej thjesht e pabesueshme teksa pozoi përballë dy shezlloneve komode në një ballkon me pamje nga një kopsht i gjelbëruar.
Ajo shkroi krahas fotografisë: “Kush tjetër po përpiqet të shijojë këto ditët e fundit të verës?”.
Eva më vonë publikoi në InstaStory një fotografi ku shfaqej me djalin e saj Santiago, katër vjeç, i veshur me një kapele të zezë dhe xhup rozë, ndërsa ajo e puthte faqen e tij. /Telegrafi/