Eva Longoria u shfaq në Javën e Modës në Paris, ku mbështeti Victoria Beckhamin, ndërsa në të njëjtën kohë tregoi modelin e ri të flokëve.
Aktorja ka publikuar në Instagram fotografi nga evenimenti i modës në kryeqytetin francez dhe njëkohësisht ka treguar imazhin e saj të ri.
Pasi më herët i kishte prerë flokët e saj të gjatë ngjyrë gështenje, ajo tani i ka prerë balluket.
Për këtë shfaqje, Longoria kishte veshur një fustan lime me mëngë të shkurtra, të cilin e ka shoqëruar me sandale të zeza dhe një mini çantë Victoria Beckham të zezë.
Aktorja i ka publikuar edhe fotografitë e sfilatës së shoqes së ngushtë, Victoria Beckham, e cila u mbajt në një shtëpi të shekullit të 18-të në Saint Germain, ku dikur kishte qëndruar stilisti i ndjerë, Karl Lagerfeld. /Telegrafi/