Site icon Telegrafi

Eva Longoria shkëlqen në një fustan të bardhë joshës, në shfaqjen e ‘L’Oreal’

Eva Longoria dukej tejet sensacionale, teksa tregoi dekoltenë në pistën e shfaqjes ‘Walk Your Worth’ të ‘L’Oreal’ në Palais Garnier në mes të Javës së Modës në Paris.

Ylli i “Desperate Housewives”, 49 vjeçe, veshi një fustan të bardhë të gjatë, i cili shfaqte një dekolte shumë të zhytur.

Eva dukej shumë seksi teksa pozoi në pasarelë me fustanin e guximshëm me shtresa pëlhure dhe një çarje deri në kofshë që e lejonte të shfaqte këmbët e saj të tonifikuara, shkruan DailyMail.

Aktorja vendosi taka të larta argjendi, ndërsa shtoi një prekje me një gjerdan diamanti.

Eva ishte në formë të shkëlqyer teksa aplikonte në mënyrë joshëse pak buzëkuq, ndërsa po ecte.

Së shpejti asaj iu bashkuan në pistë edhe ambasadorë të tjerë të ‘L’Oreal’, duke përfshirë Kendall Jenner, e cila mahniti me një fustan të kuq të prerë. /Telegrafi/

Exit mobile version